Rusi, shtimi i forcës ushtarake amerikane cënon marrëdhëniet Rusi-BE
  2016-04-12 11:14:05

Ambasadori rus në Bruksel Vladimir Chizhov u shpreh të hënën në një intervistë se plani i ShBA-së për mobilizimin e forcës ushtarake në Europën Lindore cënon partneritetin rajonal, duke ndikuar negativisht në marrëdhëniet Rusi-BE. Duke cituar ambasadorin Chizhov, agjencia ruse e lajmeve "Russia Today" njofton se Pentagoni ka deklaruar ditët e fundit planin për shtimin e forcave dhe pajisjeve ushtarake në vendet e Europës Lindore. Sipas tij, NATO-ja pretendon të zgjerojë praninë ushtarake në vendet baltike, Poloni, Rumani, Bullgari etj.

Më 17 mars, sekretari amerikan i mbrojtjes Ashton Carter tha se në vitin 2017, ShBA-ja do të rritë ndjeshëm buxhetin e mbrojtjes në Europë, për të garantuar dislokimin afatgjatë të 3 brigadave në këtë rajon. (Zhang Yan/Eda Merepeza)