Përleshje mes refugjatëve dhe forcave maqedonase në kufi
  2016-04-11 11:49:45

Përpjekja e refugjatëve për të hyrë në territorin maqedonas nga Greqia shkaktoi të dielën plagosjen e 23 oficerëve të policisë, njoftoi Ministria e Brendshme e Maqedonisë.

Refugjatët nga kampi në Idomeni të Greqisë qëlluan me gurë dhe sende të tjera në drejtim të forcave maqedonase në përpjekje për të kapërcyer kufirin dhe për të hyrë me dhunë në territorin maqedonas. Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës, ndërkohë që në kufi ishte vendosur sistemi më i lartë i sigurisë.