Indi, 110 të vdekur nga zjarri
  2016-04-11 11:49:45

Një zyrtar indian konfirmoi të dielën se zjarri që ra në tempullin në Kerala të Indisë ka shkaktuar të paktën 110 të vdekur dhe 390 të plagosur, ndërsa pritet rritja e numrit të viktimave.

Kryeministri indian Narendra Modi mbërriti në vendngjarje ku bisedoi me ekipet e shpëtimit.

Policia indiane vuri në përdorim helikopterë dhe anije për operacionin e shpëtimit, ndërsa spitalet e krahinave të tjera kanë dërguar personel mjekësor për trajtimin e të plagosurve të shumtë. Disa organizata lokale kanë nisur dhurimin vullnetar të gjakut.

Burime policore bëjnë të ditur se disa persona kanë vendosur lëndë shpërthyese në tempull. Deri tani, janë kapur 5 të dyshuar, 2 prej të cilëve të plagosur rëndë nga zjarri. (Jiang Lei/ Eda Merepeza)