"> Pranvera, stina më e mirë për forcimin e imunitetit<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Pranvera, stina më e mirë për forcimin e imunitetit
  2016-04-08 16:43:32

Pranvera është stina e lulëzimit. Mjekësia kineze thotë se trupi ynë ndikohet nga kushtet e mjedisit dhe kjo është më se e vërtetë gjatë ndryshimeve sezonale. Klima e ndryshme na ndikon në organe të ndryshme të trupit.

Gjatë stinës së pranverës kushtojini më shumë rëndësi mushkrive dhe mëlçisë.

Mushkria dhe imuniteti

Mushkria është i vetmi organ që ka lidhje të drejtpërdrejt me mjedisin e jashtëm përmes lëkurës dhe rrugëve të frymëmarrjes. Prandaj ndryshimet në mjedisin e jashtëm do të ndikojnë gjithashtu tek mushkritë dhe sistemi ynë imunitar.

Për shembull, në pranverë fryn më shumë erë dhe ka më shumë polen në ajër, kjo mund të ndikojnë negativisht tek ata që vuajnë nga alergjitë.

Këto ndryshime mund të ndikojnë lehtësisht mushkritë dhe imunitetin tone duke shkaktuar simptoma si ethe, tharje lëkure, krruarje, astmë dhe grip apo rrufë.

Si të përmirësoni shëndetin e mushkrisë dhe imunitetin

Evitoni aktivitetet sportive në natyrë me erë të fortë

Qëndroni çdo ditë në diell për 30 minuta

Mos qëndroni shumë pranë pemëve nëse jeni alergjik

Evitoni ushqimet pikante apo tepër të yndyrshme si mish qengji, xhenxhefil, spec djegës apo të skuqurat

Hani më shumë dardha, perime me gjethe jeshile, limon, mjalt, kerpudha, fara lotusi, trangull, laker kineze, patllëxhan.

Mjekësia Tradicionale Kineze, sidomos akupunktura, mund të forcojë sistemin imunitar dhetë parandalojë sëmundjet. Nëse keni imunitet të dobët, shkoni për një masazh apo trajtim me guasha dhe akupunkture.

Mëlçia dhe pesë elementët

Pranvera është gjithashtu stina më e mirë për përmirësimin e mëlçisë me Mjekësi Tradicionale Kineze dhe akupunkturë.

Sipas teorisë së pesë elementeve, pranvera i përket mëlçisë dhe ngjyra e gjelbërt e ndihmon mëlçinë. Në fillim të pranverës çdo gjë nis të rritet dhe shndërrohet në të gjelbër. Këto kushte mjediore mbështesin funksionin dhe energjinë e mëlçisë.

Disa simptoma mbi dobësimin e mëlçisë:

-Jeni tepër të ndjeshëm apo të acaruar

-Mungesë energjie

-Dhimbje supesh dhe muskujsh

-Dhimbje qafe

-Pagjumësi

-Fryrje dhe çrregullim me zorrët

-Sy të kuq e të thatë

-Perioda të çrregullta, dhimbje apo mpiksje gjaku

-Acid refluks

Simptomat që lidhen me mëlçinë kanë të bëjnë yakonisht me emocionet. Një mëlçi e dobët na bën që të stresohemi apo nevrikosemi apo qpftë dhe të biem në depression më lehtë. Dhe simptomat e mëlçisë përkeqësohen kur vuani nga stresi i vazhdueshëm.

Relaksohuni dhe përmirësoni punën e mëlçisë:

-Evitoni ushqimin pikant dhe alkoolin

-Hani më shumë perime me gjethe jeshile dhe erëza si majdanoz apo borzilok.

-Konsumoni më shumë limona, portokaj, peshk, banane, supë me mish viçi

-Dekoroheni ambjentin e banesës apo zyrës me ngjyrë të gjelbër, blu apo portokalli.

-Meditoni në një vend të qetë buzë liqenit apo në një pyll

-Bëni ecje, not, yoga, tai chi, ngisni biçikletën dhe golf

-Mos bëni ushtrime tepër të forta sidomos ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut

Ndërsa mjekësia perëndimore na sugjeron që në stinën e pranverës të konsumojmë usqimet sezonale, duke i pasuruar vaktet me sallatë, spinaq, shparg dhe dredhëza domate, speca etj. Me përdorimin e ushqimeve sezonale të pasura me vitamina dhe minerale do të forconi imunitetin dhe më gjatë do ta mbani ndjenjën e ngopjes në organizëm.

Një tjetër element shumë i rëndësishëm është dhe betakaroteni, të cilin e gjejmë tek karota, molla, dardha, pjepri, spinaqi, etj. Një nga funksionet e tij është efekti kundër tumorit në epitel të lëkurës. Nëse e merrni në formë të pluhurit, kapsulave dhe tabletave, e rëndësishme është të keni kujdes në përshkrimin e produktit. Nëse beta-karoteni është fituar nga algat, karota pra nga burimet natyrore, do të përthithet më mirë.

Nuk duhet të harrojmë ujin

Uji është aleat në luftën kundër kilogramëve të tepërt dhe grumbullimit të materieve të dëmshme në organizëm. Specialistët na rekomandojnë pirjen e dy deri tri litra në ditë për të rriturit dhe për personat e shëndetshëm. E marrim me konsumimin e qumështit, lëngjeve, frutave dhe perimeve.

Më shumë çaj, më pak kafe

Konsumimi i tepruar i kafeinës ndikon në rritjen e tensionit të gjakut dhe zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Zëvendësim i kafesë mund të jetë edhe çaji bimor pa sheqer, i cili vepron pozitivisht për shëndetin e zemrës dhe enët e gjakut, si dhe pastron organizmin nga toksinat. Nuk është e domosdoshme të pihet si pije e ngrohtë sepse si i ftohtë paraqet zëvendësim të shëndetshëm për lëngjet e sheqerosura. Për shembull, çaji i zi është stimulues i butë, prandaj është pije e shkëlqyeshme në pranverë kur është e domosdoshme të zgjohet organizmi i fjetur.