Kina, Azia Juglindore përmirësojnë bashkëpunimin kundër terrorizmit
  2016-04-08 10:21:33

Kina dhe vendet e Azisë Juglindore ranë dakord të përmirësojnë bashkëpunimin mbi sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit gjatë një takimi në Pekin.

Zyrtari i lari i Kinës, Meng Jianzhu, e bëri njoftimin gjatë ceremonisë së hapjes së dialogut Kinë – Azia Juglindore për shërbimet e sigurisë dhe kundër terrorizimit.

Ai tha se e ardhmja e Kinës dhe e vendeve të Azisë Juglindore është e lidhur për shkak të gjeografisë dhe kulturës.

Meng tha se Kina është e gatshme për të punuar me vendet e tjera të rajonit për të zbatuar një plan të përbashkët, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, të propozuar nga presidenti Xi Jinping që në vitin 2014.

Ai gjithashtu iu bëri thirrjeve vendeve të tjera për të vendosur një platformë shumë paleshe kundër terrorizmit si dhe për mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. (Leftion Peristeri)