Siri, arratisen 140 punëtorë të rrëmbyer nga IS-i
  2016-04-08 10:21:33

Sipas medias libane, 140 nga të 344 punëtorët e fabrikës së çimentos, të rrëmbyer nga militantët e Shtetit Islamik të enjten kanë arritur të arratisen, ndërsa 204 prej tyre janë ende peng të IS-it.

Në raportimet e mëparëshme të medias siriane thuhej se forcat qeveritare po përpiqen të përcaktojnë pozicionin e militantëve për të organizuar lirimin e pengjeve,

Media siriane njoftoi të enjten se militantët e Shtetit Islamik rrëmbyen 344 punëtorë dhe kontraktorë të një fabrike çimentoje në rajonin Dumair, në verilindje të kryeqytetit Damask.