">Zaha Hadid, mrekullitë e divës në Kinë<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Zaha Hadid, mrekullitë e divës në Kinë
  2016-04-07 16:55:48

Gruaja më e famshme në botën e arkitekturës, Zaha Hadid ka mahnitur botën duke sjellë shumë ndërtesa unike. Stili i saj është vlerësuar shumë dhe në vitin 2004, ajo u bë e para femër që fitoi "Pritzker Architecture Prize", që cilësohet si "Nobeli" i arkitekturës.

Në vitin 2016 mori medaljen e artë të "Ribas" për punë e saj. Ajo pati gjithashtu disa poste akademike në karrierën e saj, në shkolla nga më të njohurat, si Universiteti i Harvardit, Universiteti i Ilinoisit, Universiteti Kolumbia dhe Universiteti i Yale.

Zaha Hadid lindi në Bagdad në vitin 1950. Ajo studioi për matematike në Universitetin amerikan të Bejrutit, para se t'i bashkohej Shoqatës Arkitekturore të Londrës në vitin 1972.

Në vitin 1979, ajo hapi studion e saj në Londër.

Ndërtesa e saj e parë e rëndësishme ishte Rajoni i Zjarrfikësve në "Weil am Reihn" në Gjermani, në vitin 1993. Më pas ajo bëri projekte të tjera të rëndësishme, si Qendra "Heydar Aliyev" në Baku në 2013-n, si dhe "Galaxy Soho" në Pekin në vitin 2012.

Hadid ka dizajnuar ndërtesa në gjithë botën, përfshirë një objekt të BMW-së në Lajpcig të Gjermanisë, stacione trenash në Austri dhe Qendrën Heydar Aliyev në Baku të Azerbajxhanit.

Ndërkohë që mprehtësinë e saj intelektuale e fshihte pas veshjes së saj kreative barok. Aparenca e Hadid gjithmonë është konsideruar perfekte, sikurse edhe imazhet e ndërtimeve të saj eksplozive. Veprën eHadid bota për herë të parë i njohu më 1983, me prezentimin e projektit të Hong-Kongut «The Peak». Një vorbull formash dhe ngjyrash e lajmëruan stilin e saj të ri, të cilit i mungonte vetëm fama. Projekti u shndërrua në një kryevepër. Por, gjenialiteti nuk dremit.

Më 1988 Zaha Hadid ishte e ftuar në ekspozitën «Deconstructivist Architecture» në Museum of Modern Art në New York. Aty ajo përkrah mësuesve të saj prezentoi tablonë e saj të Hong-Kongut.

Në Londër, në Lidhjen e Arkitektëve, vendi që përfaqëson më mirë trajektoren e saj intelektuale dhe poetike, Zaha Hadid filloi në vitet '60 të transformojë magjinë e saj të sofistikuar në një sërë projektesh marramendësee. Nga fletë me ngjyra, arkitektura u bë një sistem vijëzimesh tredimensionale. Magjepsja për Malevic dhe supremacia e kishin transformuar shpejt në ndërtesa, pa kënde të drejtë dhe pasioni për arkitekturën e kishte çuar në botën e qyteteve prej guri: në Hong Kong, në Berlin, në Abu Dhabi, në Weil am Rhein, ku Zaha kishte filluar në viteve '80 të bënte projektet me gjeometri që dukeshin në pamje të parë të pamundura.

Zaha ishte një dive, jo vetëm për aureolën që e rrethonte dhe që kultivonte me inteligjencën e saj.

Veprat e saj gjenden në mbarë botën, ndërsa Spiegel e quan 'gruaja që ndërtonte'.

E famshme për ndërtesat plot forma e valëzime, ajo ishte ndër të paktat femra që kishte sukses botëror në këtë fushë.

Arkitektja Zaha Hadid është ndarë nga jeta në moshën 65- vjeçare si pasojë e një atakukardiak.

Projektet e saj janë vënë në jetë në qytetet më të mëdha botërore dhe Zaha konsiderohejsi një ikonë e arkitekturës moderne. Nuk kanë qënë të paktë njerëzit qëkanë shprehur ngushëllimin dhe kanë përkujtuar punën e saj, duke përfshirë këtu edhekryeministrin Edi Rama

Në llogarinë e tij në facebook, kryeministri Rama shkruan:

"U shua papritur Mbretëresha e Harqeve, ylli i arkitekturës ultramoderne, Zaha Hadid, e cila godinat i bëri xhevahire në trupin e qyteteve të botës. Lamtumirë Madhëri!"

Ajo ka bërë disa projekte në Kinë mes së cilave veçojmë:

Galaxy Soho në zemër të Pekinit, Operën në Guangzhou, Wangjing Soho në Pekin. Ndodhet në qendrën e Wangjing-ut dhe përbëhet nga 3 kulla 118, 127, 200 metra të larta dhe Sky SOHO në Shangai.