Kina e gatshme për bashkëpunim për energjinë bërthamore
  2016-04-07 10:49:21

Kryeministri kinez Li Keqiang është shprehur se qeveria kineze shpreson të bashkëpunojë me vendet e tjera për një përdorim paqësor të energjisë bërthamore, në bazë të barazisë dhe përfitimit të përbashkët.

Këto komente ai i bëri në mesazhin përshëndetës drejtuar Konferencës Bërthamore të Paqësorit , që nisi punimet të mërkurën në Pekin.

Në konferencë ishin të pranishëm më shumë se 800 pjesëmarrës nga 40 vende të botës. (Raela)