Kriza në Ukrainë, Grupi i Ndërlidhjes shënon përparime
  2016-04-07 10:49:19

Grupi i Ndërlidhjes për Ukrainën (Ukraina, OSBE-ha dhe Rusia) shënoi përparime gjatë bisedimeve të rregullta të mbajtura të mërkurën në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë.

Përfaqësuesi i posaçëm i OSBE-së Martin Sajdik i tha shtypit pas bisedimeve se pati përparime për problemin e çminimit të gazit, por mbeten ende pezull shumë probleme të tjera, si shkëmbimi i pengjeve, rindërtimi i infrastrukturës, rifillimi i furnizimit me ujë e energji etj., për shkak të mosmarrëveshjeve të mëdha.

Martin Sajdik tha se që nga janari i këtij viti, janë shënuar shumë veprime të shkeljes së marrëveshjes së armëpushimit. Ai u bëri thirrje palëve në konfliktin e Ukrainës të respektojnë mekanizmin e armëpushimit dhe të shmangin shkallëzimin e konfliktit.

Raundi tjetër i bisedimeve të Grupit të Ndërlidhjes mbi Ukrainën do të zhvillohet më 20 prill në Minsk. (Wang Lei/Leftion Peristeri)