Avionët turq bombardojnë objektivat e PPK-së në Irak
  2016-04-06 11:03:13

Komanda Qendrore e ushtrisë turke njoftoi të martën se forca e saj ajrore sulmoi objektivat e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në veri të Irakut.

Sipas njoftimit, forca ajrore turke dërgoi tetë avionë luftarakë dhe shkatërroi depo municionesh dhe armatimi. Por deklarata nuk flet për viktimat.

Deklarata shton se gjatë sulmit në territoret juglindore u vranë 15 pjesëtarë të forcave turke të sigurisë.

Turqia është tronditur shpesh nga sulme terroriste së fundi, përgjegjësia për të cilat është marrë nga forcat ushtarake të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. Por gjithashtu autoritetet kanë ndaluar dhe njerëz të lidhur me Shtetin Islamik, ndërkohë është forcuar kontrolli i kufijve. (Leftion Peristeri)