Putini, thirrje për armëpushim në Nagorni-Karabak
  2016-04-06 11:03:13

Gjatë një bisede telefonike të martën që presidenti rus Putin zhvilloi me homologun azer Alijev dhe atë armen Sargsyan, u bë thirrje për armëpushim në zonën Nagorni -Karabak. Nga ana e tij Putin premtoi se Rusia do të koordinojë zgjidhjen e konfliktit.

Zyra e shtypit e kreut të shtetit rus bën të ditur se të tre presidentët diskutuan gjendjen e fundit të konfliktit në Nagorni-Karabak dhe Putin duke shprehur shqetësim për këtë situatë, u bëri thirrje të dyja palëve në konflikt të respektojnë armëpushimin.

Putin premtoi se do të vazhdojë të ndërmjetësojë për normalizimin e situatës në Nagorni-Karabak. (Vera/ Eda Merepeza)