Kina lëshon në hapësirë satelitin shkencor SJ-10
  2016-04-06 11:03:13

Kina lëshoi në hapësirë një satelit të rikthyeshëm* për kërkime shkencore në orët e para të së mërkurës.

Ky satelit do t'i ndihmojë shkencëtarët në Tokë të studiojnë mikrogravitetin dhe jetën në hapësirë.

Lëshimi i satelitit SJ-10 u krye me raketën 'Marshimi i Gjatë 2-D' nga Qendra e Satelitëve Jiuquan në veriperëndim të shkretëtirës Gobi të Kinës.

Gjatë qëndrimit në hapësirë sonda do të kryejë një eksperiment prej 19 orësh që do të përfshijë fizikën e lëngjeve në mikrograavitet, djegie në mikrogravitet, materia në hapësirë, efektet e rrezatimit në hapësirë, efektet biologjike të mikrogravitetit dhe bioteknologji në hapësirë, përpara se të kthehet në Tokë me rezultatet. (Leftion Peristeri)

Shënim: rikthyeshëm - ky lloj sateliti mund të kthehet në Tokë pas përfundimit të shërbimit dhe eksperimenteve shkencore në hapësirë.