">Dobësohuni duke ngrënë këto fruta<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Dobësohuni duke ngrënë këto fruta
  2016-04-01 16:55:05

1. Avokado

Avokadot janë fruta të pasura me yndyrë të shëndetshme dhe ujë. Këto yndyrna të mira përshpejtojnë metabolizmin dhe shtojnë prodhimin e testosteronit, një hormone që ndihmon në humbjen e peshës。

Studimet e fundit kanë treguar se nëse avokado shtohet në sallatën me spinaq apo karota rrit përthitjen e karotenoideve nga kjo sallatë me 200-400%. Në fakt studimet kanë treguar gjithashtu se përqëndrimi më i madh i karotenoideve tek avokado ndodhet menjëherë poshtë lëkurës e për këtë arsye mos e hiqni lëkurën më shumë seç duhet. Në këtë rast këshillohet që lëkurën e avokados ta hiqni me dorë tamam sikur po qëroni një banane, dhe jo duke përdorur thikën apo mjete të tjera.

•Zakonisht mendojmë se karotenoidet gjenden më shumë tek portokalli apo perimet me ngjyrë të kuqe si karotat dhe domatet. Edhe pse këto perime janë burime të mira antioksidantësh, duket se edhe avokado përmban një sasi të konsiderueshme të tyre. Avokado përmban beta-carotene, alpha-carotene dhe lutein, por edhe karotenoide të tjera si neochrome, neoxanthin etj.

•Shpeshherë avokado nuk ka nam të mirë për shkak të sasisë së yndyrës që përmban, por ajo futet në grupin e yndyrnave të mira. Vetitë anti-inflamatore që i gjejmë tek këto yndyrna kanë dëshmuar se ndihmojnë për lehtësimin e artritit

2. Molla shkrin dhjamin. Është e mbushur me një fiber të quajtur pektinë që ju jep ndjesinë e ngopjes dhe ju mban në kontroll oreksin. Pektina gjithashtu mundëson frenimin e grumbullimit të dhjamit nga qelizat e trupit. Prandaj ngrënia e një molle para buke nuk ju lë të shëndosheni.

Një mollë në një prej ato vakteve, sidomos në mëngjes do t'ju ndihmojë shumë nëse doni të dobësoheni. Mollët kanë pak kalori dhe ju largojnë oreksin e tepërt. Kur ndiheni të uritur në vend që të rrëmbeni një karamele apo patatina, më mirë konsumoni një mollë.

Ndërkohë mollët nuk janë fantastike vetëm për personat që mbajnë dietë, por për të gjithë. Ndoshta pjesa më e madhe nuk i pëlqen mollët, por nëse doni një shëndet të mirë duhet të konsumoni një mollë në ditë. Për diabetikët sidomos mollët jeshile janë shumë të përshtatshme.

Shumë janë munduar deri tani personat që duan të mbajnë trupin në formë, për të patur një fizik pa celulit.

Mjekët-studiues thotë tani se nuk është nevoja as të mbahen dieta drastike, as të bëhet sport pambarim në palestër, e as të bëhen operacione plastike për heqje dhjami. Mund të nisni ta zgjidhni problemin duke përdorur sa më shumë mollë jeshile në dietën tuaj.

Sigurisht, këshillohet që bashkë me to të përdoret edhe një dietë ushqimore e moderuar, jo pa kontroll. Por, molla është baza.

3. Shalqiri

Shalqiri ju ndihmon kundër kapsllëkut, çrregullimeve të lëkurës dhe humbjes së peshës. Ky frut përmban shumë ujë dhe ju jep ndjesinë e ngopjes, në një kohë që ka pak kalori. Konsumi i lëngut të shalqirit një herë në ditë ul grumbullimin e dhjamit, rrit përthithjen e yndyrës së mirë dhe zhduk dhimbjen e muskujve.

Ka pak kalori, është hidratues dhe i pasur me vitamina – Një copë shalqi ka vetëm 46 kalori, por përmban rreth 20 për qind të nevojave të organizmit për vitamina A dhe C dhe 5 për qind të nevojave për kalium.

Shalqiri pastron gjakun – A e keni ditur që kjo pemë freskuese dhe e ftohtë mund të ndikojë edhe si tonik i gjakut? Po, shalqiri ka efekt freskues dhe të ripërtëritjes, si dhe ndikon si pastrues i gjakut.

Mbrojtje natyrale nga dielli – Shalqiri është i pasur me likopen, e likopeni i ndihmon lëkurës në adaptimin e rrezeve ultravjollcë të diellit, kështu që luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e lëkurës.

4. Dardhat përmbajnë fibra që frenojnë kapsllëkun dhe kontrollojnë oreksin. Nëse do të keni një sistem tretës që funksionon mirë, mbetjet në trupin tuaj do të pastrohen plotësisht dhe do të keni një tretje të mire të ushqimeve, duke ndihmuar në mosgrumbullimin e dhjamit në zonën e barkut.

Dardha ka aftësitë kuruesetë shumta ku mes tyre veçojmëqetësimin e fytit të irrituar nga kolla, mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku. Luan rol në uljen e kolesterinës në gjak.

Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në nxerrjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.

Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve.

Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza.

Dardhat njihen për efektet e tyre pozitive në forcimin e kockave.

5. Pjeshkët

Funkioni i pjeshkave është të pastrojë zorrët. Ato përmbajnë fenolik, një përbërës që parandalon grumbullimin e dhjamit në zonën rreth barkut.

Për qëllime mjekësore përdoren gjethet, lulet, frutat dhe farat e pjeshkës. Të gjitha pjesët e bimës kanë shije të hidhur, sepse përmbajnë acid cianhidrik dhe duhet kujdes i posaçëm. Frutat përdoren të freskëta dhe të përpunuara. Ato kanë vlera të larta ushqyese e kuruese; përmbajnë rreth 10 për qind sheqerna, acide organike, pektinë, vitaminë C dhe R me shumicë, sasi të pakta provitaminë A, vitaminë B1, B2, PP, kripëra minerale, lëndë aromatike etj.

6. Luleshtrydhet

Luleshtrydhetnxisin prodhimin e hormoneve leptinë dhe adiponectinë. Këto dy hormone funksionojnë duke shtuar metabolizmin dhe djegur dhjamin me efikasitet, duke u bërë një frut I mrekullueshëm në programin tuaj të dobësimit.

Luleshtrydhet kanë gjithashtu enzima anti-inflamatore që ndihmojnë në shërimin e shkatërrimit të indeve që mund të ndodhë gjatë kohës kur stërviteni intensivisht.

Luleshtrydhet janë të shkëlqyera si në shije ashtu edhe për shëndetin!

Janë fruti më i preferuar i pranverës dhe preferohen nga të gjitha grupmoshat, shtohen në ëmbëlsira, kos, akullore etj.

Ky frut permban shumë vitamina dhe ndihmon në parandalimin e disa sëmundjeve të rëndësishme si : diabeti, kanceri, sëmundjet e zemrës etj.

Luleshtrydhet gjithashtu ndihmojnë trurin , dhe sidomos memorien tonë, kjo falë përmbajtjes së saj si acid folik ndalon demencen dhe Alzheimerin. Luleshtrydhet janë të mira dhe për bukurinë tuaj : ato përmbajnë shumë vitamina dhe ndihmojnë në rigjenerimin e fytyrës. Gjithashtu ato

luftojnë hipertensionin: përmbajtja e lartë e kaliumit i ben luleshtrydhet zgjedhje të shkëlqyer për ata që vuajne nga tensioni i lartë i gjakut.

Pa harruar diabetin: falë indeksit të ulët glicemik, luleshtrydhet mund të konsumohen nga diabetikët

Kujdes: Kërkoni luleshtrydhe të stinës, të vendit dhe të rritura pa kimikate. Kjo vërehet nga madhësia e tyre dhe ngjyra!

7. Limoni

Limoni përmban vitamin C dhe acid citric. Ato janë gjithashtu të pasura në fibraqë ndihmon në reduktimin kapsllëkut, mostretjes dhe obezitetit.

Limoni përmban vitamina C, një antioksidant, i cili mbron qelizat kundër efekteve të radikaleve të lira. Radikalet janë molekula që prodhohen kur trupi shpërbën ushqimet, ose kur ka ekspozime ndaj ambientit si p.sh. ndaj duhanit, tymrave dhe rrezatimit.

Vitamina C është e rëndësishme për lëkurën, kockat dhe indet lidhëse. Ajo përshpejton shërimin dhe ndihmon trupin të përthithë hekurin.

Vitamina C gjëndet në fruta dhe perime. Një burim i mirë janë specat e kuq jo djegës, specat jeshil, qitrot, agrumet, brokoli dhe perimet me gjethe jeshile. Disa njerëz mund të kenë nevojë për vitaminë C ekstra, p.sh. gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri, njerëzit që pijnë duhan, njerëzit që dalin nga një operacion etj.

Limoni është një nga frutat më të rëndësishte në planet pasi mbron nga shumë tipe sëmundjesh. Limonat përmbajnë bioflavonoid, pektinë, acid folik, vitamina C, A, B1, B6, kalium, magnez dhe fosfor. Ky frut i shkëlqyer ka efekte shumë të mëdha për zorrët, stomakun, sistemin imunitar dhe për shëndetin kardiovaskular. Nëse konsumoni limona rregullisht, mund të parandaloni sëmundje si laringit, bronkit, grip, artrit, tension i lartë i gjakut, infeksione bakteriale dhe gurët në veshka. Sipas kërkimeve të fundit, limoni mund të parandalojë kancerin. Konsumoni 2 gota me ujë të ngrohtë e limon çdo ditë.

Pastroni zorrët

Kur pini ujë në sasi të lartë ju stimuloni lëvizjet e zorrëve. Për këtë arsye, pirja e ujit esëll ju ndihmon të rregulloni traktin digjestiv. Nëse keni vështirësi me jashtëqitjen, kjo është një nga mënyrat më të mira për të rreguluar punën e zorrëve. Pirja e ujit pastron gjithashtu trupin nga mbetjet.

Largoni toksinat apo helmet nga organizmi

Kur dilni jashtë, atëherë automatikisht ju po pastroni trupin tuaj nga toksinat. Sa më shumë ujë të pini, aq më i pastër do të jetë organizmi juaj.

Parandalon dhimbjet e kokës

Një nga arsyet që njerëzit kanë dhimbje koke është sepse ata nuk pinë ujë mjaftueshëm. Dehidratimi është një nga shkaqet kryesore të dhimbjes së kokës. Pirja e ujit parandalon dehidrimin. Prandaj niseni ditën me një gotë ujë në mëngjes dhe më pas pini ujë gjatë ditës. Duhet të dini që edhe pirja e ujit kërkon kohën e vet. Sugjerojmë që të pini ujë me limon në mëngjes pasi në këtë mënyrë ju forconi imunitetin tuaj, Limoni ka vitaminë C, e cila është një antioksidant që lufton shumë probleme në organizëm.

Duke pirë ujë me limon esëll ju alkalizoni trupin, pra rregulloni nivelet e ph në trup. Edhe pse limoni në vetvete është acidik, brenda organizmit shndërrohet në alkalin. Shkaku i sëmundjeve është kur trupi është më tepër acidik, prandaj çelësi i suksesit drejt një shëndeti të mirë është një trup alkalin.

8. Kajsitë

Kajsitë janë një zgjedhje super për të gjithë ata që duan të rrëzojnë kilet, pasi këto fruta të vogla kanë shumë fibra dhe përthithin ujin dhe kontribuojnë në mbushjen e stomakut.

Kajsitë gjithashtu ndihmojnë në lëvizjen më të shpejtë të ushqimit përmes traktit digjestiv, duke ndihmuar në mbajtjen e një sistemi të shëndetshëm. Ato përmbajnë një sasi të konsiderueshme beta carotene që është një antioksidant tepër i fuqishëm për organizmin.

9. Arrë kokosi

Arra e kokosit ka aftësi të rrisë temperaturën e trupit dhe përmban enzima që shtojnë metabolizmin e mëlçisë dhe më pas ajo mund të rregullojë nivelin e sheqerit në gjak dhe të parandalojë diabetin e tipit 2 dhe obezitetin.

10. Shega

Shega është e mbushur me antioksidantë që ndihmojnë në nxjerrjen e toksinave nga trupi. Shega redukton gjithashtu nivelin e kolesterolit të keq. Disa studime thonë se shega ul oreksin duke na bërë që të konsumojmë më pak ushqim.

11. Pjepri

Pjepri është i pasur në vitaminë A, C dhe B. Vitamina A është thelbësore për shëndetin e syve, ndërkohë që vitamin C ndihmon në mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira duke stimuluar qelizat e bardha të gjakut të luftojnë më shpejt infeksionin.

Ky frut përmban gjithashtu fibra.

12. Papaya

Papaya përmban një enzyme që quhet papainë që jo vetëm nxit tretjen, por gjithashtu parandalon ulçerën e stomakut. Papaya ka vitamin A dhe C.

Papaja është një pemë ekzotike që vjen nga jugu i Amerikës. Është e pasur me vitaminë A, karotenoide, vitaminë C, folate dhe fibra. Lëkura e papajës dhe farat po ashtu janë të pasura me shumë fitoelementë, përfshi likopenin dhe polifenolet.

Shumë kuzhina sot në botë, sidomos ajo aziatike, e kanë papajën pjesë të gatimit të përditshëm. Zakonisht papaja konsumohet e freskët në formë sallate. Farat e zeza të papajës janë të ngrënshme dhe përdoren si zëvendësuese të piperit të zi në Amerikën e Jugut. Me papaja mund të bëni dhe smoothie shumë të shëndetshme, po ashtu edhe antipasta.

Sipas mjekësisë tradicionale në disa pjesë të botës gjethet e papajës përdoren në formë çaji për trajtim e shumë problemeve.

Po ashtu ky frut ekzotik përmban kalcium dhe hekur. Ajo trjaton problemet me tretjen, dhe shëron ulçerën dhe ndihmon në zbërthimin e yndyrnave në organizëm.

Papaja jep dhe një efekt të menjëhershëm për të larguar stresin dhe lodhjen.

13. Manaferrat

Manaferrat përmbajnë fibrae dhe vitaminë C. Sa më shumë fibra të ketë një ushqim aq më efikase do jetë puna e zorrëve dhe trupi do të përdorë më shumë energji për të tretur ushqimin. Manaferra janë gjithashtu një shprishë (snack) e shkëlqyer, prandaj hiqni dorë nga ëmbëlsirat e vogla, kekë etj.

14. Boronica

Boronica është një superushqim që lufton dhjamin. Janë të pasura në fitonutrientë, të ëmbla dhe me pak kalori. Konsumi i tyre jo vetëm që ndihmon në uljen e peshës por largon dhe radikalet e lira nga që skaktojnë kancer. Kërkimet nga Universiteti i Teksasit kanë treguar se boronica lufton qelizat dhjamore.

15. Portokalli

Potokalli është i pasur në vitaminë C, një element i rëndësishëm në prodhimin e kolagjenit, një protein që ndihmon lëkurën të duket më e re duke parandaluar rrudhjen dhe varjen. Portokalli është dhe një burim vitamiash dhe fibrash duke siguruar që fytyra juaj të qëndrojnë gjithnjë e re dhe trupi pa dhjamë.