"> Ushqimet kryesore për lehonën<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Ushqimet kryesore për lehonën
  2016-04-01 16:55:05

Mjekësia kineze i kushton vëmendje të madhe shëndetit të lehonës, duke ofruar shumë sugjerime shëndetësore për to. Specialistët kinezë theksojnë se lehona nuk duhet të bëjë punë të rënda, nuk duhet të qëndrojnë në ajër të ftohtë apo të nxehtë dhe duhet të evitojnë stresin. Sipas mjekëve të Perëndimit, lehona që e lind fëmijë në mënyrë natyrale mund të bëjnë stërvitje të përshtatshme për rikthimin e linjave trupore dhe rikthimin e energjisë.

Kur duhet të nisim stërvitjen?

Ditët e lehonisë janë brenda 4-6 javëve pas lindjes së bebes. Në këtë periudhë, duhet të shtoni gradualisht stërvitjet e lehta. Stërvitjet e përshtatshme gjatë lehonisë favorizojnë rikthimin e linjës trupore në të ardhmen. Qëndrimi në shtrat për një kohë të gjatë mund të shkaktojë distrofinë e muskujve, e cila mund të shtojë vështirësinë e stërvitjes dhe rikthimit të linjës trupore në periudhën e gjidhënies.

Pas ditëve të lehonisë, mund të zhvillohen disa stërvitje të lehta aerobie, si ecje e shpejtë, stërvitje të lehta gjimnastikore, ngarje biçiklete etj. Sipas një raporti, në 4-20 javët pas lindjes së fëmijës, këto programe sportive mund të ndihmojnë në reduktimin e peshës së lehonës deri në 6 kilogramë brenda 16 javësh.

Programi 1: ecje e shpejtë prej 10 mijë hapash, 3 herë në javë.

Programi 2: Aerobi me intensitet të ulët 20-30 minuta, 5 herë në javë.

Sasia e përshtatshme e ushqimeve për lehonët

Shumë nëna të reja shqetësohen për qumështin e tyre të pamjaftueshëm. Prandaj, ato konsumojnë shumë ushqime për garantimin e qumështin ndaj bebes. Por, konsumi i pakontrolluar i ushqimeve mund të shkaktojë shtim në peshë në ditët e lehonisë.

Sa është sasia e përshtatshme e ushqimeve për lehonën?

Nëse energjia e ushqimeve të konsumuara nga nëna është nën 1500 kilokalori në ditë, do të ndikohet sekretimi i qumështit. Në 4-6 javësh pas lindjes së bebes, nuk sugjerohet aspak kontrolli i ushqimeve të konsumuara. Kur qumështi është i qëndrueshëm pas 6 javësh, mund të kontrollni hap pas hapi sasinë e dietës. Energjia e përgjithshme e konsumuar nuk duhet të jetë më e ulët se 1800 kilokalori në ditë.

Sipas opinioneve të përgjithshme, lehona mund të bien me rreth 0.5 kilogramë në javë. Ky është një ritëm i përshtatshëm dhe normal për uljen e peshës.

Cilat janë elementet ushqyese më kryesore për lehonën?

Gjatë periudhës së kontrollit të dietës në ditët e lehonisë, duhet të garantohen elementet ushqyese më kryesore për kërkesat thelbësore të lehonës dhe të bebes dhe për të ulur rreziqet e ndryshme nga dobësimi i menjëhershëm.

Ja disa prej ushqimeve të rëndësishme:

Proteina

Sasia e proteinës që duhet të konsumojë lehona ndikon tepër tek vëllimi i qumështit të saj. Proteinat kuryesore mund të merrn nga prodhimet me bazë shtazore, si mish, vezë, qumësht etj. Sipas studimeve, një lehonë me 65 kilogramë, duhet të konsumojë 85 gramë proteinë në ditë.

Yndyra:

Yndyra ruan rolin e rëndësishëm për zhvillimin e sistemit qendror nervor të foshnjës. Prandaj, nuk duhet të kufizohet tepër konsumi i ushqimeve të yndyrës. Disa ushqimet si peshk, arra, karkaleca përfshijnë materialet yndyrore me cilësi të lartë si acide linolenike, që mund të ndihmojë kompozimin e ADN-së. Këto materiale të rëndësishme ushqyese mund të hyjnë tek qumështi i nënës në trupin e foshnjës, për zhvillimin e trurit të fëmijës.

Kalcium:

Kalciumi që duhet për rritjen e bebes kalon përmes qumështit të nënës. Nëse nëna nuk konsumon ushqime me kalcium të mjaftueshëm, do të dekompozojë kalciumin e kockës së vetë për të ushqyer foshnjen e saj, duke shkaktuar humbjen e kalciumit të kockave. Prandaj, nëna duhet të konsumojë më shumë qumësht dhe nënprodukte të tij, karkaleca, vezë, fasule etj, për të garantuar absorbimin e kalciumit të mjaftueshëm. Kërkesa ditore për kalcium është 1200 miligram.

Hekur:

Problemi i anemisë së lehonës mund të lehtësohet dhe zgjidhet nëpër konsumit të ushqimeve me hekur. Mishi i kuq (derri, viçi, qengji) është burimi më i rëndësishëm i hekurit. Duhet të konsumohet mishi i kuq në sasi të përshtatshme. Përveç kësaj, mëlçia dhe organet e brendshme të kafshës mund t'na ofrojnë sasi të mirë të hekurit.

Zink:

Zinku luan një rol shumë të rëndësishëm për rritjen e foshnjës dhe funksionet e imunitetit të saj dhe këtë e gjejmë tek ushqimet shtazore, peshk, karkalec, gocë deti etj.

Jod:

Jodi lidhet ngushtë me rritjen e foshnjës. Në ditët e lehonisë, nënat e reja mund të konsumojnë alga deti, peshk deti dhe produkte të tjera të detit për t'ia furnizuar jod.

Në periudhën e lehonisë, nënat duhet të merrin me më shumë vitaminën A, që vijnë kryesisht nga karrota, patatja e ëmbël etj. Këto ushqime kanë pak kalori, por nivel të lartë betakaroteni që në organizëm shndërrohet në vitaminë A. Përveç këtyre ushqimeve, mund të bëni banja dielli, që mund të ndihmojë në përthithjen e vitaminës D.

Pra duhet të konsumoni ushqime të përshtatshme sidomos gjatë fazës së lehonisë dhe të shumëllojshme. Duhet të bëni stërvitjet e përshtatshme dhe në javë nuk duhet të dobësoheni mbi 0.5 kilogramë. (Xu Guang)