Indi, 21 viktima nga rënia e urës në Kolkata
  2016-04-01 10:56:29

Të paktën 21 persona humbin jetën pas rënies së një mbikalimi në qytetin Kolkata të Indisë.

Në vendngjarje po vazhdojnë ende operacionet e shpëtimit. Mbikalimi ishte në ndërtim e sipër, ndërsa u rrëzua gjatë kohës së trafikut të renduar në orët e pasdites.

Nuk është e qartë se nëse ka ende ndonjë njeri të bllokuar nën rrënoja. Por deri tani afro 70 veta janë dërguar në spital. (Leftion Peristeri)