">Mozaik kulturor nga Kina<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Mozaik kulturor nga Kina
  2016-03-31 16:49:25

Libri kinez "Fangyuan Story"- merr çmimin Libri më i bukur në botë

Libri "Fangyuan Story", botim i Kompanisë "Art" në Guanxi është nderuar në Lajpcig të Gjermanisë me çmimin si "Libri më i bukur në botë". Konkursi zhvillohet çdo mars nga Fondacioni gjerman i librit Stiftung Buchkunst dhe në të sivjet garuan rreth 600 libra nga 32 vende të botës. Fondacioni shpërndau çmime për 40 libra nga 8 vende të ndryshme. Libri "Fangyuan Story" me autor Lu Chonghua, i dizenjuar nga Li Jin tregon historinë e librarit 33 vjeçar Fangyuan. Li Jin dhe Lu Chonghua të dy janë diplomuar nga Akademia e Arteve të Bukura në Xi an. Ndërsa Li Jin nisi punën si profesor pranë kësaj akademie, Lu nisi të menaxhonte librarinë e trashëguar nga familja e tij. Në çdo porosi libri ai pikturonte karikatura portretesh që shprehnin emocione të ndryshme të lidhura me ndjenjat e tij. Ai shpenzoi 4 vjet me krijimin e këtyre portreteve në libër. Miku i tij Li Jin u bë dizenjuesi i librit të tij. Madje Li thotë se miku e ndihmoi të realizonte ëndrrën e tij. Sipas tij në libër rrëfehet historia e familjes së tij si dhe kujtimet e brezave të librarëve. Një tjetër libër kinez, ai me titull " Dëshira e madhe për të mësuar" u nderua me çmim të dytë në konkursin e Lajpcigut.

Kjo është hera e dytë që Kina merr këtë çmim pas medaljes së artë të vitit 2003 për librin kushtuar solistit të njohur të operas së Pekinit, Mei Lanfang.

Koka statujës 1500 vjeçare të Budës i rikthehet manastirit

Që nga e marta e kaluar vizitorët e Muzeut Kombëtar në Pekin kanë shansin të vizitojnë kokën e një skulpture të lashtë të Budës. Kjo skulpturë 1500 vjeçare e Budës ishte listuar si e vjedhur, por u kthye në Kinën kontinentale nga Manastiri budist Hsing Yun në Tajvan. Në vitin 2014, një koleksionist privat i dhuroi mjeshtrit Hsing Yun, prift i Tempullit të Malit Foguang në qytetin tajvanez Kaohsiung kokën e statujës së lashtë . Sapo mësoi se kjo kokë i përkiste statujës së lashtë të Budës të Tempullit Youju në kontenë Lingshou të Hebeit, mjeshtri menjëherë shprehu dëshirën për ta kthyer atë në vendin e origjinës. Kjo pjesë iu bashkua skulpturës origjinale vitin e kaluar.

Gjatë qëndrimit në tempull në Tajvan të skulpturës nga maji i vitit 2015 deri në shkurt të këtij viti ajo u vizitua nga 1.14 milion vetë. Skulptura prej mermeri të bardhë daton që në kohën e dinastisë së Veriut Qi në shekullin e 5-të. Kjo dinasti sundoi për një periudhë 28 vjeçare dhe reliktet e trashëguara prej saj janë shumë të pakta.

Pas ekspozimit në Muzeun Kombëtar në Pekin statuja e rrallë do të dërgohet në Muzeun e Hebeit, në Shijiazhuang.

"Chef Nic" tashmë një film artistik

Programi televiziv "Chef Nic", i drejtuar nga këngëtari dhe aktori kinez Nicholas Tse , pas popullaritetit që fitoi në ekranin e vogël pritet të përshtatet për një film. Ky spektakël në qendër të të cilit është gatimi me bashkëproducent Emperor Motion Pictures ka njoftuar se përshtatja për në ekranin e kinemasë do të jetë në 4 dimensional dhe do të realizohet nga regjizori WaiMan Yip.

Përkrah aktorit Nicholas Tse,emra të mëdhenj të skenës në Kinë si aktori Ge You,aktorja Tang Yan dhe këngëtari i grupit muzikor K-pop CNBLUE Jung Yong Hwa do të jenë pjesë e kastit të filmit. Subjekti i filmit tregon për një shef kuzhine nga qyteti jugor i Kinës, Guangzhou i cili konkuron me një shef kuzhine nga Franca për kurorën e shefit më të madh të kuzhinës botërore.

Organizatorët kanë bërë të ditur se xhirimet e filmit do të nisin në prill dhe premiera e tij do të shfaqet në janar të vitit të ardhshëm.

"Chef Nic" u transmetua fillimisht nga televizioni satelilor i Zhejiangut në vitin 2014. Ai është transmetuar në dy sesione, secili me nga 12 episode. Në çdo episode Tse përgatiste një gatim për një të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës, ndpr ta aktorët Eason Chan, Fan Bingbing dhe Gwei Lun Mei.

(Eda Merepeza)