AKSE, Rritja ekonomike e Kinës në tremurojin e parë 6.7%
  2016-03-29 11:21:29

Vëzhguesi qeveritar kinez parashikon që rritja ekonomike e vendit në tremujorin e parë të vitit do të jetë rreth 6.7%. Akademia Kombëtare e Strategjisë Ekonomike bën të ditur se për këtë parashikim janë marrë parasysh faktorë si ngadalësimi i prodhimit industrial dhe investimeve, si dhe dobësimi i konsumit dhe eksporteve.

Bazuar në një mbështetje më të fortë fiskale, vëzhguesit parashikojnë që rritja ekonomike në tremujorin e dytë do të jetë 6.8%. Ndërkohë vëzhguesit parashikojnë një rritje prej 2.2 % të çmimeve të konsumit në tre muajt e parë të vitit.

Objektivi për rritjen ekonomike të Kinës varionte nga 6.5 deri në 7% për këtë vit, me një normë mesatare vjetore prej 6.5% deri në vitin 2020. (Eda Merepeza)