Forcat siriane rimarrin qytetin historik Palmyra
  2016-03-28 11:12:31

Forcat qeveritare siriane të mbështetur nga forcat ajrore ruse nxorën jashtë qytetit historik Palmyra militantët e Shtetit Islamik.

Rrënojat historike të Palmyra-së konsiderohen nga më ta vjetrat në botë që më parë tërhiqnin mbi 10 mijë vizitorë në vit.

Zëdhënësi i qeverisë, Ali Mayhoub, thotë se rimarrja e kontrollit të qytetit është një fitore e madhe për forcat siriane.

"Kjo arritje e jona është humbje e drejtpërdrejtë për Daesh-in, ul moralin e mercenarëve të saj dhe njëherësh shënon fillimin e shkatërrimit të organizatës, ndërsa konfirmon trimërinë e ushtrisë sonë që së bashku me ndihmën e miqve (rusëve) janë në gjendje për të luftuar terrorizmin dhe çrrënjosjen e tij."

Pas rimarrjes së Palmyra-së, hapi i ardhshëm është ofensiva mbi Raqqa-n në Sirinë Lindore, kryeqyteti de facto i Shtetit Islamik.

Ndërkohë, zyrtarët vendorë, thonë se do t'i përfundojnë punimet restauruese përpara fundit të vitit. (Leftion Peristeri)