Pakistan: sulmi i vetëvrasës shkakton 63 viktima dhe 300 të plagosur
  2016-03-28 11:12:35

63 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur është bilanci i një shpërthimi të fuqishëm të dielën në qytetin pakistanez Lahore, njofton policia vendëse. Shpërthimi ndodhi në një park të madh në jugperëndim të qytetit, ku ishin mbledhur shumë njerëz, mes të cilëve dhe fëmijë, ndër të cilët 10 në gjendje të rëndë.

Media vendëse raporton se një degë e militantëve talibanë ka marrë përgjegjësinë e sulmit.

Lahore është kryeqendra e provincës pakistaneze Punjab, më e madhja në vend. (Fang Xiaoyu/ Eda Merepeza)