OKB-ja zgjat mandatin e ekspertëve të sanskioneve ndaj Koresë së Veriut
  2016-03-25 11:34:19

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zgjati të enjten mandatin e ekspertëve të sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, deri më 24 prill të vitit 2017.

Grupi i ekspertëve i krijuar nga Këshilli i Sigurimit nëpërmjet rezolutës 1874 u krijua në vitin 2009. Misioni i tij është të ndihmojë me mbledhje të dhënash për Këshillin, gjatë zbatimit të sanksioneve dhe embargos ndaj Koresë së Veriut.

Më herët këtë muaj, KS ra dakord për vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj Koresë së Veriut, për të frenuar rritjen e programit bërthamor dhe raketor të saj. (Xu Guang/ Eda Merepeza)