">Kina po studion lehtësimin e lëshimit të "Kartës së Gjelbër"<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Kina po studion lehtësimin e lëshimit të "Kartës së Gjelbër"
  2016-03-23 17:08:25

Të huajt që jetojnë në Kinë kanë marrë së fundi një lajm të mirë. Sipas "rekomandimeve për forcimin e administrimit të shërbimeve për banimin e përhershëm të të huajve" të publikuar nga qeveria kineze, u lehtësuan kushtet për lëshimin e lejes së përhershme të qëndrimit për të huajt. Udhëzimi i qeverisë sqarohen kualifikimet e të huajave që fitojnë të drejtën e lejes së përhershme të qëndrimit ose siç njihet ndryshe Karta e Gjelbël.

Në fillim të marsit të këtij viti në Pekin qendra e zbatimit të politikës së re të qeverise kineze njoftoi 20 rregulla të reja mbi hyrjen e daljen nga kufiri të shtetasve të huaj, duke përfshirë gjithashtu dhe qëndrimin afatgjatë. Këto politika prekin katër kategori të huajsh që jetojnë dhe punojnë në Kinë: talentet e huaj, kinezët që janë natyralizuar në nënshtetas të një vendi tjetër dhe e kanë humbur shtetësinë kineze, të huajt që punojnë në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe studentët.

Tani në distriktin Haidian është hapur Qendra e Shërbimeve për të Huaj, duke u bërë e para në Pekin që do të trajtojë drejtpërdrejt rastet e aplikimit të "Kartës së Gjelbër".

10 nga 20 politikat e reja që do të zbatohen në Pekin shërbejnë vetëm për të huajt që punojnë në kryeqytet ose janë të angazhuar në krijimin e risive në rajonin Zhongguancun, do t;u hape menjëherë rruga ndërsa koha e shqyrtimit të aplikimit do të shkurtohet në 50 ditë pune nga 180 që ishte më parë.

Një punonjës i Qendrës së Shërbimeve për të Huaj tha se në ditën e parë të hyrjes në fuqi të politikës së re, afro 60 të huaj u paraqitën për të pyetur, ndërsa të tjerë filluan procesin e aplikimit.

Në gushtin e vitit 2004, pas miratimit nga Këshilli i Shtetit, Ministria e Sigurisë Publike e Kinës dhe Ministria e Punëve të Jashtme filluan zbatimin e "Direktivës së Administrimit të Pranimit dhe Lëshimit të Lejes së Përhershme të Qëndrimit për të Huajt".

Shumë të huaj shprehën se ata janë nxitur nga pasioni për kulturën kineze dhe nivelin e zhvillimit të vendit për të filluar punën dhe jetën në Kinë, por nga ana tjetër theksojnë se procesi i pajisjes me leje të përhershme qëndrimi është i ndërlikuar.

Sipas raportit ndërkombëtar të migracionit të Kinës, nga viti 2013 në Kinë jetojnë 848.5 mijë të huaj, nga të cilët vetëm pesëmijë kanë "Kartën e Gjelbër".

Drejtori i Qendrës së Globalizimit të Kinës, Wang Huiyao, thotë se përmirësimi i sistemit të lëshimit të lejes së përhershme të qëndrimit dhe "regjistrimi i drejtpërdrejtë" i të huajve janë masa të rëndësishme për të realizuar strategjinë e talenteve dhe për të nxitur zhvillimin e krijimit të risive.

Këto masa do të nxisin mbledhjen e talenteve në Pekin, sidomos në Zhongguancun dhe do të çlirojnë energji të reja për krijimin e risive në fushën e teknologjisë së informacionit.

"Për shembull, mendoj se Kina duhet të publikojë sa më parë masat përkatëse për të lehtësuar shkëmbimet e talenteve. Në anën e tjetër, sistemi i burimeve njerëzore duhet të jetë më i hapur. Institucionet shtetërore dhe departamentet e qeverisë duhet të kenë qëndrim më të hapur për të tërhequr talentet e huaj."

Mësohet se në krahasim me politikat e kaluara, politika e re nuk përfshin kufizimet profesionale dhe shkurton kohën e banimit në Kinë. Njëkohësisht forcohet ndryshimi nga viza e punës deri në lejen e përhershme. Është parashikuar zbatimi i një sistemi me pikë për talentet e huaj që kërkojnë lejen e përhershme të qëndrimit. Nëse arrijnë nivelin e parashikuar të pikëve, atëherë aplikantët do të mund të marrin "Kartën e Gjelbër".

Mësohet gjithashtu se Ministria e Sigurisë Publike po përkrah Qendrën e Teknologjisë së Shangait të zbatojë 12 masa të reja mbi daljen dhe hyrjen në kufi të të huajve.

"Qendra e provës e hapur në Zhongguancun ka rëndësi pasi tregon se Kina po zgjeron më tej reformën dhe hapjen, duke u fokusuar tek talentet," thotë studiuesi Wang Yaohui.

Huang Yingxin është një kinezoamerikane dhe ndër të parat që përfundoi dokumentet për të kërkuar lejen e përhershme të qëndrimit në Pekin. Kjo është një lehtësi për të për t'u kthyer dhe punuar në Kinë. Ajo thotë se edhe shumë të njohur të saj do të jenë shumë të gëzuar të gëzuar nga ky lajm.

Një përgjegjës i Administratës të Hyrjeve dhe Daljeve në Kufi pranë Drejtorisë së Sigurisë Publike të Pekinit u shpreh se përveç 10 politikave në qendrën e provës në Zhongguancun, ka dhe 10 politika që do të aplikohen në mbarë Pekinin për studentët e huaj, të cilët tani do të mund të pajisen me viza pune.

Gjithashtu, të huajt që punojnë në Pekin dhe janë pajisur dy herë më leje qëndrimi për arsye pune dhe nuk kanë shkelur ligjin, kur të aplikojnë për herë të tretë kanë të drejtën të pajisen me leje 5-vjeçare.

Drejtori i Qendrës së Globalizimit të Kinës, Wang Huiyao, thotë se specialistët që ftohen në institutin që ai drejton kishin vetëm një leje qëndrimi 3-mujore, por tani ata mund të pajisen me një leje dyvjeçare dhe dy vjet më pas mund të pajisen me leje 5-vjeçare. Ai shton se këto politika janë të favorshme për ndërmarrjet e institutet.

Përveç këtyre, televizioni i Shangait njoftoi se të huajt që pajisen me "Kartën e Gjelbër" mund të gëzojnë shumë fitime.

"Me këtë kartë dhe pasaportën, dalja e hyrja në kufi bëhet më e lehtë. "Udhëzimi për forcimin e administrimit të shërbimeve për banimin e përhershëm të të huajve" i publikuar nga qeveria kineze përmirëson rregullat e punës dhe të jetës së shtetasve të huaj në Kinë. Për shembull të huaj do të kenë të drejta të barabarta me kinezët në fushat e identifikimit të kualifikimeve teknike, të blerjes së shtëpisë, të regjistrimit në shkollë të fëmijëve etj." (Çang Çuo)