Apple prezanton pajisjet e reja me dimensione më të vogla
  2016-03-22 11:34:54

Kompania amerikane Apple prezantoi të hënën iPhone SE dhe kompjuterin tabletë iPad Pro. Përveç përmasës më të vogël, iPhone SE ruan të njëjtën teknologji me paraardhësin iPhone 6S. Çmimi i saj është ulur në 399 dollarë amerikanë, 250 dollarë më pak se iPhone 6S.

Ndërkohë, Apple prezantoi dhe tabletën e fundit iPad Pro me ekran me madhësi 9.7 inç. Çmimi i tij është ulur në 599 dollarë, 200 dollarë më pak se iPad Pro me ekran 12.9 inç.

Drejtori ekzekutiv Tim Cook rideklaroi gjatë ceremonisë së prezantimit të pajisjeve të reja se është përgjegjësi e Apple për të mbrojtur privatësinë e klientëve.

Më herët, Departamenti Amerikan i Drejtësisë i kërkoi kompanisë Apple që të zhbllokojë një iPhone për të ndihmuar hetimet mbi një terrorist. Apple refuzoi të zbatojë kërkesën e gjykatës, duke deklaruar se do t'i përmbahet qëndrimit fillestar. Vendimi i kompanisë Apple ka fituar mbështetjen e shumë kompanive të teknologjisë së lartë, duke përfshirë konkurrentin kryesor, Samsung. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)