Pekini kundërshton dislokimet ushtarake nga ShBA e Filipinet në Detin e Kinës Jugore
  2016-03-22 11:34:51

Autoritetet kineze i kanë kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet për shtimin e dislokimeve të tyre ushtarake në Detin e Kinës Jugore.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying u shpreh se një gjë e tillë çon drejt militarizimit.

"Bashkëpunimi nuk duhet të synojë ndonjë palë të tretë dhe të dëmtojë sovranitetin dhe interesat e ndonjë vendi tjetër, duke cenuar kështu paqen dhe qëndrueshmërinë rajonale," tha zëdhënësja e diplomacisë kineze.

Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet kanë njoftuar një disklokim me rotacion të trupave amerikane në pesë baza në Filipine.

Një nga këto dislokime do të bëhet në një bazë në afërsi të ishujve kinezë Nansha në Detin e Kinës Jugore.