Kim Jong-un ndjek manovrën ushtarake të zbarkimit
  2016-03-21 16:50:03

Agjencia koreanoveriore e lajmeve njoftoi të dielën se lideri suprem Kim Jong-un ishte i pranishëm në manovrën ushtarake të zbarkimit nga deti dhe të kundër zbarkimit të trupave. Bëhet e ditur se në këtë manovër morën pjesë anije të Flotës Detare të Lindjes, si dhe anije e avionë nga Divizioni i dytë i Forcave Ajrore të Koresë së Veriut. Sipas agjencisë, Kim Jong-un ka urdhëruar forcimin e trajnimit të Ushtrisë Popullore për mbrojtjen e bregdetit.

Nga 7 mars deri më 30 prill, forcat ushtarake të Koresë së Jugut dhe SHBA-së po zhvillojnë një manovër të madhe ushtarake, të cilën pala koreanoveriore e ka cilësuar si agresion ndaj Koresë së Veriut.

(Çang Çuo/Eda Merepeza)