Hetohen shkaqet e rrëzimit të avionit në Rusi
  2016-03-21 16:50:01

Zyrtarët e Kompanisë Fly Dubai kanë kërkuar durim, pasi hetuesit po punojnë për zbulimin e shkaqeve të rrëzimit të avionit të pasagjerëve në Rusi. Ndërsa rregullatori rus i aviacionit civil deklaroi se të dhënat e fluturimit Boeing 737-800 janë dëmtuar shumë, ndaj do të duhet më shumë se një muaj për deshifrimin e tyre.

Avioni u përfshi nga flakët 2 orë para se të përplasej me tokën, duke shkaktuar vdekjen e 62 pasagjerëve.

Hetuesit po kërkojnë nëse aksidenti mund të jetë shkaktuar nga ndonjë gabim i pilotit, duke theksuar se pavarësisht motit me erë avioni duhet të ishte ulur normalisht.(Eda Merepeza)