Kryqi i Kuq, ndihmë ushqimore për 8.3 milionë sirianë
  2016-03-18 10:53:08

Kryqi i Kuq ka tani një personel prej 350 vetash në Siri dhe, në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe lokale, ka siguruar ujë të pijshëm për 80 % të popullsisë së mbetur dhe një ndihmë ushqimore për 8.3 milionë sirianë, u shpreh të enjtën në Gjenevë zv.presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq Christine Beerli.

Znj. Beerli vuri në dukje se 40 vullnetarë të rinj kanë humbur jetën gjatë kryerjes së misionit të ndihmës në Siri. Ajo u bëri thirrje palëve të ndryshme të jenë më të mirëkuptueshme ndaj punës humanitare, të zbatojnë ligjin ndërkombëtar dhe të lehtësojnë vuajtjet e banorëve në zonën e konfliktit.

Më shumë se 4 milionë sirianë janë larguar nga vendi gjatë pesë vjetëve të luftës civile, ndërsa 8 milonë të tjerë janë shpërngulur brenda vendit.