Komisioneri i BE-së për Migracionin Dimitris Avramopulos viziton Tiranën
  2016-03-18 10:53:08

Komisionari i Bashkimit Europian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos do të vizitojë sot Tiranën për të diskutuar masat në rast të vërshimit të emigrantëve.

Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ministrin e jashtëm, atë të brendshëm, kreun e parlamentit dhe presidentin e republikës.

Vizita vjen ndërkohë që kriza e emigrantëve ka prekur pjesën më të madhe të vendeve të BE-së dhe bllokimit të korridorit të Europës Qendrore. Zyrtarët e BE-së shqetësohen se refugjatët që duan të shkojnë në Gjermani dhe në vendet e Europës Veriore mund të hyjnë në Shqipëri. Deri tani autoritetet shqiptare e kanë bërë të qartë se nuk do të lejojnë hyrjen e emigrantëve dhe për shkak të pamundësisë për t'i pritur ata.

Një ditë më parë qeveria shqiptare vendosi krijimin e Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, i cili do të jetë autoriteti i vetëm përgjegjës vendimmarrës, për shqyrtimin e animimeve të vendimeve të autoritetit përgjegjës për azilin dhe refugjatët. (Leftion Peristeri)