E dërguara e posaçme e UNHCR-së, Angelina Jolie Pitt, viziton Greqinë
  2016-03-17 14:19:48

Aktorja e Hollivudit dhe e dërguara e posaçme e Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, Angelina Jolie Pitt, vizitoi të mërkurën Greqinë për të nxjerrë në pah gjendjen e vështirë humanitare të emigrantëve të bllokuar aty që prej një muaji.

Ambasadorja e vullnetit të mirë e UNHCR-së takoi edhe kryeministrin Alexis Tsipras në zyrën e tij dhe më pas kampet në Athinë dhe Pire ku po strehohen përkohësisht 4 mijë emigrantë.

Afro 44 mijë veta janë bllokuar në Greqi pasi Austria dhe vendet e Ballkanit i mbyllën kufijtë e tyre duke e paralizuar rrugën për në Europën Qendrore.

Në pikën e kalimit kufitar të Idomeni-t që ndan Greqinë me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM), ndodhen afro 14 mijë refugjatë të cilët kanë nevojë për ushqime dhe medikamente. (Leftion Peristeri)