Presidenti Xi thekson risitë dhe reformën në fushën e ushtrisë dhe mbrojtjes
  2016-03-14 11:11:19

Risitë teorike dhe teknologjike janë çelësi i zhvillimit të mëtejshëm ushtarak dhe i mbrojtjes kombëtare, theksoi të dielën presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Duke iu drejtuar deputetëve nga rradhët e ushtrisë, kreu i shtetit Xi, njëherësh Kryetar i Komisionit Qendror të Ushtrisë tha se e ardhmja e Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA) varet nga risitë dhe reformat. Ai u bëri thirrje forcave të armatosura të zbatojnë risitë në strategjinë e zhvillimit, të vendosin kapacitetet luftarake në qendër të veprimtarisë së tyre dhe të ecin me hapin e risive teorike dhe teknologjike.

"Administrata ushtarake dhe personeli drejtues i saj kanë përcaktuar fushat, ku duhet përmirësuar puna. Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA) duhet të fokusohet në fushat me përparësi, për të vënë në jetë risitë dhe për të forcuar ushtrinë", tha presidenti Xi.

Ai u tha deputetëve nga rradhët e Ushtrisë se plani i 13-të pesëvjeçar (2016-2020) është thelbësor për zhvillimin e ushtrisë dhe mbrojtjen kombëtare të Kinës dhe u bëri thirrje forcave të armatosura të mbështesin integritetin politik, reformat dhe sundimin e ligjit, si dhe të forcojnë gatishmërinë luftarake. (Eda Merepeza)