34 viktima nga shpërthimi në Ankara
  2016-03-14 11:11:20

Shpërthimi i një autobombe në kryeqytetin turk Ankara ka shkaktuar vdekjen e 34 vetëve dhe plagosjen e 125 të tjerëve. Ai ndodhi në bulevardin kryesor të qytetit në Kizilay, ndërkohë që forcat policore kanë rrethuar vendin për të parandaluar një shpërthim të dytë.

Detaje të mëtejshme për ngjarjen jep dëshmitari i saj Dogan Asir.

"Makina u afrua dhe 10 sekonda më pas vendet e para të autobusit u hodhën në erë. Një copë metali më goditi dhe mua. Ishte një makinë e zezë."

Presidenti rus Vladimir Putin dënoi ashpër sulmin në Ankara dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Askush nuk ka marrë ende përgjegjësinë e sulmit. (Eda Merepeza)