Ayrault -BE-ja mund të vendosë sanksione ndaj Iranit
  2016-03-14 11:11:16

Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Marc Ayrault u shpreh të dielën në Paris se nëse është e nevojshme BE-ja do të vendosë sanksione ndaj Iranit, si masë ndaj lëshimit të raketave balistike. Ayrault e bëri deklaratën pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit Kerry, homologët nga Britania, Gjermania, Italia si dhe me përfaqësuesen e lartë të diplomacisë dhe sigurisë në BE, Federica Mogherini.

Ayrault u shpreh në konferencën e përbashkët të shtypit se lëshimi i raketave balistike nga Irani përbën një shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurimit, ndaj mund të pasohet me sanksione nga BE-ja.

Më 8 dhe 9 mars, gjatë një manovre ushtarake Irani lëshoi disa raketa balistike, për të cilat deklaroi se qëllimi i kësaj manovre është rritja e aftësisë mbrojtëse ndaj kërcënimeve të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të vendit. (Çang Çuo/Eda Merepeza)