Sondazhi: Spanja refuzon kthimin në sistemin politik bipartiak
  2016-03-14 11:11:16

Spanjollët nuk duan t'i rikthehen bipartitizmit, të Partisë Populore (PP) dhe Partisë Socialiste (PSOE), treguan sondazhet e së dielës, publikuar në gazetën El Pais.

Sondazhi është i pari që publikohet pas dështimit të kryetarit të PSOE-së Pedro Sanchez, në përpjekjen e tij për t'u emëruar kryeministër i vendit.

Sipas shifrave, Sanchez ka fituar mbështetje që nga zgjedhjet e përgjithshme të 20 dhjetorit, me 23.1 për qind pro partisë së tij dhe 22 për qind kundër.

Ndërkohë Albert Rivera ka fituar pikë nga 13.9 për qind në zgjedhjet e përgjithshme në 19.5 përqind aktualisht. (Albana)