ShBA dhe Rusia vlerësojnë zbatimin e armëpushimit në Siri
  2016-03-07 10:33:33

Kryediplomatët e Rusisë dhe të ShBA-së vlerësuan pozitivisht zbatimin e armëpushimit në Siri. Siç bëhet e ditur në një deklaratë në internet të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, kryediplomati rus Sergey Lavrov dhe sekretari amerikan i shtetit John Kerry, gjatë një bisede telefonike të dielën theksuan se pavarësisht zbatimit të marrëveshjes dhe pakësimit të incidenteve nuk duhet të shtyhet nisja e bisedimeve të paqes në Siri.

Lavrovi tha se bisedimet e paqes fillimisht duhet të garantojnë pjesëmarrje të gjerë të fraksioneve anti-qeveritare, duke përfshirë edhe forcat kurde në Siri.

ShBA-ja dhe Rusia arritën në fund të shkurtit një marrëveshje armëpushimi në Siri, e cila nisi të zbatohej qysh nga 27 shkurti. Ndërsa, zyra për çeshtjen e Sirisë në drejtimin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së deklaroi se raundi i ri i bisedimeve të paqes në Siri do të rinisë më 9 mars në Gjenevë.

(Zhang Yan/ Eda Merepeza)