Pekin, të huaj mund të aplikojnë online për vizë
  2016-03-07 10:33:33

Autoritetet policore të Pekinit njoftuan të dielën se tashmë të huajt që jetojnë dhe punojnë në kryeqytetin kinez mund të aplikojnë online për pajisje me vizë. Përgjegjesi i Drejtorisë së Sigurisë së Publike të Pekinit bëri të ditur në një deklaratë për shtyp se aplikimet online do të nisin qysh nga data 8 mars. Të huajt duhet të aplikojnë për vizë në websiten e Drejtorisë së Sigurisë së Publike të Pekinit www.bjgaj.Cn

Aplikuesit do të informohen online për pajisjen me vizë. Pasi të kenë printuar formën e aplikimit online ata mund të rezervojnë takimin dhe të paraqiten me të në Drejtorinë e Sigurisë Publike të Pekinit. Kjo masë është marrë me qëllim pakësimin e procedurave dhe të kohës së aplikimit dhe të pajisjes së të huajve me vizë. (Çang Çuo/ Eda Merepeza)