Hapet sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës
  2016-03-05 11:06:32

Të shtunën paradite në orën 09:00, u hap në Pekin sesioni i 4-të i legjislaturës së 12-të i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Në hapje të tij ishin udhëheqësit më të lartë të vendit, përfshirë presidentin Xi Jinping, kryeministrin Li Keqiang, kreun e Konferencës Konsultative Politike, Yu Zhengsheng dhe udhëheqës të tjerë. Sesionin e drejtoi kryetari i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Zhang Dejiang.

Kryeministri Li Keqiang mbajti raportin e punës së qeverisë ku paraqiti rezultatet e zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kinës që nga viti i kaluar, analizoi problemet ekzistuese dhe paraqiti objektivat e zhvillimit në të ardhmen.

Sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës do të zgjasë deri më 16 mars. (Fani/Leftion Peristeri)