Komisioni Europian propozon rivendosjen e Shengenit
  2016-03-05 11:06:32

Komisioni Europian propozoi të premten rivendosjen e sistemit të Shengenit dhe u kërkoi vendeve anëtare të heqin kontrollet kufitare brenda Bashkimit Europian para fundit të vitit 2016 dhe rilejuar lëvizjen e lirë të njerëzve brenda Shengenit.

Sipas Komisionit Europian, nëse vendet anëtare ndërtojnë bllokada për të ndaluar fluksin e refugjatëve, do të pengohet njëherësh edhe lëvizja e qytetarëve europianë e për pasojë duke shkaktuar humbje të mëdha ekonomike.

Komisioneri i BE-së për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, u shpreh se vendet anëtare duhet të forcojnë kontrollet në kufijtë e jashtëm dhe të garantojnë lëvizjen normale të qytetarëve europianë. Komisioni Europian u bëri thirrje vendeve anëtare të miratojnë propozimet të reja për krijimin e Rojës Kufitare e Bregdetare dhe për të siguruar mbrojtjen e kufirit të jashtëm të Bashkimit Europian duke filluar nga vera e këtij viti, veçanërisht mbrojtjen e kufirit midis Greqisë e të Turqisë.

Sipas statistikave, në vitin 2015, mbi 1 milion emigrantë e refugjatë arritën në Europë nëpërmjet Mesdheut dhe rrugës tokësore, ku rreth 80% e tyre u nisën nga Turqia dhe arritën në Greqi nëpërmjet Detit Egje. (Fani/Leftion Peristeri)