Hong Lei Kina garanton lirinë e lundrimit dhe të fluturimit në Detin e Kinës Jugore
  2016-03-04 16:00:11

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hong Lei tha të enjten se në Detin e Kinës Jugore situata ka qenë përgjithësisht e qëndrueshme dhe nuk ka patur raste të mungesës së lirisë së lundrimit dhe fluturimit.

Hong Lei tha se me përpjekje të përbashkëta të Kinës dhe të vendeve të ASEAN-it, situata në Detin e Kinës Jugore paraqitet e qëndrueshme. Politika kineze në çeshtjen e Detit të Kinës Juguore ka qenë konseguente dhe e qartë, në mbrojtje të paqes dhe stabilitetit në këtë rajon si dhe të lirisë së lundrimit dhe fluturimit të vendeve të ndryshme, sipas normave ndërkombëtare. Ai shtoi se politika kineze këmbëngul në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, në kontrollin e tyre nëpërmjet rregullave dhe në realizimin e leverdisë reciproke nëpërmjet bashkëpunimit. (Wang Lei/Eda Merepeza)