Turqia dhe BE-ja do të trajtojnë së bashku krizën e refugjatëve
  2016-03-04 16:00:09

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoğlu dhe kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk u shprehën të enjten në Ankara se do të trajtojnë së bashku krizën e refugjatëve, sipas planit të përcaktuar.

Davutoğlu tha se Turqia do të vazhdojë zbatimin e planit të veprimit të nënshkruar me BE-në për krizën e refugjatëve. Më 7 mars, kreu i qeverisë turke do të marrë pjesë në samitin BE-Turqi, ku do të diskutohet plani i zgjidhjes së krizës së refugjatëve në Evropë.

Donald Tusk tha se BE-ja dhe Turqia po përpiqen për uljen e numrit të refugjatëve të paligjshëm që hyjnë në Evropë.

Më parë, Tusk u shpreh në Kroaci se duhet të respektohen rregullat mbi kufijtë e Shengen-it, që janë bazë e politikave të përbashkëta të BE-së, për zgjidhjen e krizës së refugjatëve.

Qysh nga shpërthimi i krizës së refugjatëve, çdo ditë shtohet numri i tyre në Turqi dhe vendet e tjera europiane. (Xu Guang/ Eda Merepeza)