Grup pune malajzian për inspektimin e mbetjes së avionit MH370 në Mozambik
  2016-03-04 16:00:11

Ministri malajzian i Transportit Liow Tiong Lai u shpreh të enjten në Kuala Lumpur se një grup pune do të dërgohet në Mozambik për të inspektuar mbetjet e dyshuara, si pjesë e avionit të pasagjerëve MH370. Sipas tij, nëse mbetjet janë pjesë e aeroplanit MH370, pozicioni i zbulimit të tyre përputhet me supozimet e kërkimeve aktuale.

Liow Tiong Lai shtoi se në qershor të këtij viti, Malajzia, Australia dhe Kina do të zhvillojnë në Kuala Lumpur bisedime 3-palëshe për punën e kërkimit. Më 8 mars, me rastin e 2-vjetorit të humbjes së avionit të pasagjerëve MH370, grupi i hetimit do të publikojë një raport afatmesëm, ku pritet të bëhet i ditur shkaku i aksidentit. (Fani/ Eda Merepeza)