"> Kina përgatitet të ndërtojë stacionin e dytë hapësinor<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Kina përgatitet të ndërtojë stacionin e dytë hapësinor
  2016-03-02 17:16:51

Detaje të reja u zbuluan nga autoritetet kineze të hapësirës rreth planeve të tyre për ndërtimin e një stacioni të ri hapësinor të Kinës.

Luo Bin i CRI-së sjell më shumë hollësi.

Si pjesë e planit të njoftuar nga autoritetet, hapi i radhës do të jetë lëshimi në hapësirë i stacionit në dytë hapësinor, Tiangong-2, gjë që planifikohet për tremujorin e tretë të këtij viti.

Menjëherë pas kësaj, pritet të lëshohet në orbitë sonda Shenzhou-11 e cila do të transportojë dy astronautë që do të hyjnë me stacionin hapësinor përpara fundit të vitit.

Sipas planit ata do të qëndrojnë në stacionin e ri për 30 ditë, duke e dyfishuar rekordin e mëparshëm kinez për misionin më të gjatë me ekuipazh në hapësirë.

Nie Haisheng, shefi i njësisë së astronautëve të Kinës, thotë se duke qëndruar në hapësirë për një periudhë më të gjatë kohore paraqiten një sërë sfidash.

"Së pari, ne duhet të garantojmë shëndetin dhe qëndrimin e sigurtë të astronautëve tanë në orbitë për një kohë më të gjatë. Së dyti, duhet të përmirësojmë sistemet e kontrollit dhe të mbikëqyrjes brenda në anije. Ndërkohë, në periudhën që do të jemi duke ndërtuar stacionin hapësinor do të duhet të transportojmë shumë materiale aty. Kjo do të thotë se ata do të duhet të harxhojnë më shumë kohë në orbitë brenda në stacionin hapësinor, gjatë së cilës duhet të montojnë pajisjet."

Nie Haisheng ishte përgjegjësi i misionit Shenzhou-10 që zhvilloi misionin e bashkimit manual të sondës me stacionin hapësinor Tiangong-1 në vitin 2013.

Ai thotë se trupa e astronautëve kinezë po trajnohet për të kryer ecje në hapësirë.

"Gjatë misionit Shenzhou-7, në zhvilluam ecje në hapësirë dhe grumbulluam shumë përvojë. Por në të ardhmen astronautët tanë do të duhet të kryejnë detyra të tjera dhe të merren me transportimin e pajisjeve, montimin, çmontimin dhe riparimin e disa pajisjeve. Ne gjithashtu planifikojmë të zhvillojmë disa eksperimente janë stacionit."

Dokumenti i ri për Stacionin Hapësinor të Kinës përfshin gjithashtu edhe lëshimin e sondës kargo Tianzhou-1, e cila do të lidhet me stacionin Tiangong-2 në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Wu Ping nga Misioni Hapësinor i Kinës, thotë se misioni Tianzhou-1 do të jetë i vështirë, sidomos për pjesën e projektimit të tij.

"Pasi të përfundojmë provën me raketën e re mbajtëse CZ-7, do të duhet të transportojmë në orbitë anijen hapësinore kargo Tianzhou-1 e cilat duhet të lidhet me stacionin Tiangong-2. Gjatë këtij fluturimi do të provohen një sërë teknologjish kyce që duhen për ndërtimin e misionit tonë hapësinor. Gjithashtu do të verë në provë aftësitë tonë për të transportuar një anije kargo në orbitë."

Stacioni i dytë hapësinor i Kinës do të ndërtohet gjatë katër viteve të ardhshëm.

Stacioni i parë hapësinor i Kinës, Tiangong-1 nisi të ndërtohet në vitin 2011. Ai u përdorur kryesisht për të kryer teste të bashkimit me sondat kozmike. Stacioni i dytë Tiangong-2 është projektuar mbi bazën e paraardhësit të tij.

Megjithatë, zëvendësdrejtorja e Programit Hapësinor Wu Ping thotë se stacioni i dytë do të kryeje detyra të ndryshme.

"Stacioni i dytë hapësinor Tiangong-2 do të kryejë eksperimente të ndryshme shkencore në hapësirë. Astronautët do të qëndrojnë në stacionin Tiangong-2 për një periudhë më të gjatë kohore për kryerjen e këtyre eksperimenteve me teknologjitë kryesore."

Wu thotë se Kina do të nisë anijen Shenzhou-11 në tremujorin e katërt të këtij viti me dy astronautë në bord të cilët do të lidhen me stacioni Tiangong-2. Astronautët do të qëndrojnë në hapësirë ​​për 30 ditë, duke e dyfishuar kohën e mëparshme.

Kryeinxhinieri i stacionit Tiangong-2 Zhu Zongpeng thotë se ai është projektuar posaçërisht për qëndrime më të gjata të astronautëve në hapësirë.

"Një qëndrim 30 ditor në hapësirë ​​është i njohur si standard ndërkombëtar për misionet me astronaut. Ne do të përfundojë misionin me mbështetjen e një anijeje me njerëz, kështu që Tiangong-2 duhet të jenë në gjendje të ofrojnë më shumë hapësirë ​​magazinimi për furnizimet ditore. Së dyti, ne kemi projektuar jetesë dhe mjedis pune më të rehatshëm për astronautët."