Bashar al-Assad, apel opozitës për të dorëzuar armët
  2016-03-02 14:16:31

Në një intervistë për median e huaj presidenti sirian Bashar al-Assad i bëri thirrje opozitës të tregojë vetëpërmbajtje dhe të respektojë armëpushimin. Sipas tij disa militantë të opozitës prishën armëpushimin, por forcat qeveritare do të vazhdojnë të zbatojnë marrëveshjen.

Assad u bëri thirrje militantëve opozitarë të dorëzojnë armët, duke premtuar në shkëmbim faljen e tyre.

Organizata Vëzhguesit për të Drejtat të njeriut në Siri bën të ditur se qeveria siriane ka shpërndarë nga ajri fletëpalosje, ku u bëhet thirrje militantëve të dorëzojnë armët dhe të bëhen pjesë e procesit të paqes.