Kriza e refugjatëve ul popullaritetin e kancelars Merkel
  2016-03-01 11:15:41

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu optimizmin e saj për zgjidhjen e krizës së refugjatëve brenda Europës, gjatë një interviste të dielën për televizionin gjerman ARD. Ajo tha se Gjermania nuk do t'i mbyllë kufijtë e saj për shkak të krizës, ndërsa mbrojti me vendosmëri politikën e saj të pranimit të pakufizuar të refugjatëve dhe u zotua për goditjen e trafikut të emigrantëve të paligjshëm.

Por pas një ankete të bërë pas intervistës, 59% e pjesëmarrësve shprehën pakënaqësinë e tyre mbi politikën e refugjatëve të Merkel-it.

Me acarimin e krizës së refugjatëve, përkrahja popullore ndaj Angela Merkelit ka rënë ndjeshëm. Në anketën e bërë nga agjencia Infratest del se përqindja e përkrahjes ndaj Merkelit u ul nga 63% në shtatorin e vitit të kaluar në 49% në nëntor. (Fani/Leftion Peristeri)