Ban: zhvillimi i vazhdueshëm, hap kyç për të drejtat e njeriut
  2016-03-01 11:15:25

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha të hënën se të drejtat e njeriut përfshijnë edhe të drejtën për zhvillim dhe Agjenda 2030 për Zhvillimin e Vazhdueshëm është hap kyç për realizimin e këtyre të drejtave.

Në një simpozium gjatë Mbledhjes së 31-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, të hënën në Gjenevë, Ban Ki-moon tha se "Pa të drejtat e njeriut, nuk do të ketë siguri dhe paqe afatgjatë, ndërsa pa paqe dhe siguri nuk mund të ketë zhvillimi të vazhdueshëm. Të 17 objektivat për zhvillimi të OKB-jsë deri në vitin 2030, kanë lidhje me të drejtat e njeriut.", tha Ban

Viti 2016 shënon 10 vjetorin e krijimit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së dhe 30-vjetorin e miratimit të Manifestit të të Drejtës për Zhvillim. Mbledhja e 31-të e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, që nisi të hënën dhe do të zgjasë 4 javë. (Wang Lei/Eda Merepeza)