Korea e Jugut emëron një të dërguar të ri për çeshtjen bërthamore
  2016-03-01 11:15:25

Autoritetet koreanojugore kanë emëruar një të dërguar të ri për çeshtjen bërthamore. Zëvendësministri i jashtëm Kim Hong-Kyun do të zëvendësojë në këtë post Hwang Joon-Kook, i emëruar ambasador i Koresë së Jugut në Britaninë e Madhe.

Takimi i tij i fundit, si i dërguar i Koresë së Jugut për çeshtjen bërthamore u zhvillua në fundjavë në Seul me homologun kinez Wu Dawei. Me marrjen e detyrës së re Kim Hong-Kyun do të diskutojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së draftin e ri të sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, lidhur me provën e fundit bërthamore dhe lëshimin e satelitit. (Eda Merepeza)