"> Spanja do të hapë spitalin e parë të Mjekësisë Tradicionale Kineze<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Spanja do të hapë spitalin e parë të Mjekësisë Tradicionale Kineze
  2016-02-29 17:39:52

Në Spanjë pritet të hapet spitali më i madh në Europë i Mjekësisë Tradicionale Kineze, pas nëshkrimit këto ditë të marrëveshjes së bashkëpunimit midis autoriteteve spanjolle dhe Bashkisë së Pekinit.

Spitali do të hapet në Barcelonë të rajonit Katalonja dhe ndërtimi i tij pritet të kushtojë 80 million euros, bën të ditur gazeta spanjolle "Expansion".

 

Kjo do të jetë e para qendër e këtij lloji jashtë Azisë dhe Katalonja do të bëhet pike referimi për vendet e tjera europiane, thuhet në deklaratën për shtyp të autoriteteve vendore.

Instituti i Tregtisë dhe Investimeve i Katalonjës do të ofrojë përkohësisht hapësirat e tij për krijimin e Qendrës së Promovimit dhe Zhvillimit të Mjekësisë Tradicionale Kineze.

Marrëveshja dypalëshe përfshin dhe lëshimin e diplomave të Mjekësisë Tradicionale Kineze, në sajë të bashkëpunimit midis Universitetit të Mjekësisë Kineze të Pekinit dhe Universitetit Pompeu Fabra, ku saktësohet se lëshimi i diplomave do të nisë qysh nga shtatori i këtij viti.

Gjithashtu spitali do të zhvillojë dhe studime kërkimore dhe shkencore në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Biomjekësore të Barcelonës, IDIBAPS.

Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e praktikës klinike, Universiteti i Mjekësisë Kineze i Pekinit do të dërgojë mjekë pranë Qendrës Spitalore Universitare të Barcelonës për trajtimin e pacientëve në mbikqyrjen e autoriteteve shëndetësore vendëse.

Kina ka shtuar përpjekjet për promovimin e Mjekësisë Tradicionale jashtë vendit, me synim pranimin e kësaj discipline të lashtë në botë.

Xinyue Calduch, zëdhënës i Fondacionit të Mjekësisë Tradicionale Kineze me seli në Spanjë thotë se plani për ndërtimin e spitalit më të madh në Europë të Mjekësisë Tradicionale Kineze në Spanjë pasqyron qëllimin e Kinës për të promovuar këtë mjekësi natyrore. Sipas tij Mjekësia Tradicionale Kineze do të përhapet edhe në vende të tjera europiane, duke shmangur terapitë manipuluese që disa kinezë kanë përdorur deri tani në emër të kësaj mjekësie me moshë mijëvjeçare.

Ndonëse Spanja nuk konsiderohet si një pioniere e Mjekësisë Tradicionale Kineze shumë spanjollë kanë nisur të kombinojnë mjekësinë perëndimore me trajtimet natyrore, kryesisht akupunkturën dhe trajtimet me barna. Sipas një studimi të Fondacionit të Mjekësisë Tradicionale Kineze 23.6 % e spanjollëve përdorin trajtimet mjekësore natyrore dhe janë të interesuar për mjekësinë tradicionale kineze.

Kinë- Zbulohet çaj në një varr 2150 vjeçar

Një perandor kinez me sa duket e ka pirë kaq shumë çajin sa gjethe të tij i kanë groposur bashkë me të ndjerin. Sipas "The Independet"një grup arkeologësh kinezë gjatë gërmimeve në një varr të lashtë rreth 2150 vjeçar përveç zbulimeve të tjera kanë konfirmuar dhe ekzistencën e gjetheve të çajit. Gërmimet për këtë varr që i përket Perandorit Jing të dinastisë Han kanë nisur që në vitet 90-të të shekullit të kaluar.

Ndër të tjera arkeologët së fundmi kanë bërë të ditur se përveç ekzistencës së orizit dhe grurit në varrin e perandorit janë gjetur edhe gjethe çaji. Mendohet se Perandori Jing ndërroi jetë në vitin 141 p.e.s dhe në varrin e tij janë gjetur objekte me vlerë si armë, stoli por edhe ushqime, ndër të cilat dhe çaj.

 

Në traditën e lashtë kineze njerëzit e rëndësishëm varroseshin me ceremoni të mëdha dhe brenda varrit të tyre futeshin dhe objekte që ata i kishin shumë për zemër.

Instruktori 72 vjeçar i jogës

Nuk është kurrë vonë për të praktikuar jogën. Le Mingchao, një 72 vjeçar nga Hangzhou i provincës lindore Zhejiang është një ndër instruktorët e jogës qysh nga marsi i vitit të kaluar. Grupi që ai instrukton përbëhet më së shumti prej të rinjsh 20 vjeçarpë, por ndër ta nuk mungon një 81 vjeçar, që jogën e ka pasion. . Zoti Le thotë në një intervistë për median kineze se qëllimi i tij kur hapi kursin e jogës ishte të ndihmonte të moshuarit, por vëren me kënaqësi se në kurs vijnë dhe shumë të rinj. Ai tregon për përvojën e tij si trajnues i jogës dhe thotë se e ka nisur atë pas daljes në pension, duke u praktikuar fillimisht në një qendër fitnesi. Ishte 63 vjeç zoti Le kur nisi të praktikonte jogën dhe tashmë në moshën 72 vjeçare ai ka një çertifikatë si instruktor i jogës.(Eda Merepeza)