"> Artizanët kinezë të prodhimit të letrës<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Artizanët kinezë të prodhimit të letrës
  2016-02-29 17:39:52

Në erën digjitale kur shumë mjeshtëri tradicionale janë harruar, si pasojë e rritjes së komercializmit në një pjesë të madhe të botës, në një fshat në zonën e ashpër malore në jug të Kinës e pikërisht në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang letra prodhohet sipas metodës së lashtë

Fshati Shentan shtrihet mes malesh në një lartësi 1,500 metra mbi nivelin e detit. Këtu banojnë 46 familje të minoritetit etnik Yao, të njohur në mbarë vendin për prodhimin e letrës sipas metodës së lashtë qindravjeçare.

50 vjeçarja Deng Xiuzhen, gjatë vjeshtës është shumë e zënë me punë pasi merret me tharjen në terrace të letrave të prodhuara nga anëtarët e tjerë të familjes.

Ajo thotë se kur moti është i mirë bashkë me të shoqin që ka prodhuar letrën në fletë një natë më pare e vendosin atë në natyrë për procesin e tharjes.

Po ta shohësh nga distance këtë faqe mali ku familja e Dengut shtron fletët e letrës për tu tharë të duket si një mozaik dhe madje të mbushen mushkëritë me aromën e bambusë që thahet në ajrin e freskët të malit.

I biri i zonjës Deng, Deng Xiuzhen është specialist në krijimin e letrsë artizanale, një mjeshtëri e trashëguar brez pas brezi në familjen e tij. Ai tregon se është marrë me këtë punë prej afro 30 vjetësh dhe nuk ka preferuar që si të rinjtë e tjerë të fshatit të shkonte për të punuar në qytetet e mëdha të vendit. Ai thotë se puna e tij me letrën nis në 6 të mëngjesit për të përfunduar në 3 pasdite.

Kryetari i fshatit Deng Yizhu tregon se fshati Shentan është zhvendosur nga Chaozhou i provincës Guangdong në Guangxi para 100 vjetësh. Ai thotë se të parët e tyre kanë qenë artizanë të shquar të bërjes së letrës por më vonë ata nisën të rritnin bamboo në Guangxi dhe nga kjo bimë krijuan brumin me të cilën prodhojnë letrën artizanale.

"Me zhvillimin e shoqërisë dhe përmirësimin e jetesës njerëzit e përdorin letrën artizanale si pjesë e traditës së djegies së saj në varret e të parëve, gjatë ceremonive përkujtimore", thotë Deng.

Ai rrëfen se e mësoi mjeshtërinë e prodhimit të letrës nga i ati Deng Hanfu kur ende ishte një 16 vjeçar dhe për shkak të varfërisë ekonomike nuk kishte patur mundësi të ndiqte shkollën. Deng kujton se atëkohë bashkë me të atin prodhonin në 12 0rë rreth 10,000 fije letre.

Deng Dingliang tregon se në 1 vit ai fiton rreth 40,000 yuan ose 6 600 dollarë amerikanë nga bërja e letrës artizanale.

Prodhimi i letrës për Dengun dhe familjen e tij është një burim të ardhurash shtesë, pasi kryesisht si banorë të fshatit ata kultivojnë oriz dhe bambu. Sipas Dengut, procesi i prodhimit të letrës artizanale kalon nëpër 30 procedura. Në muajin prill me ardhjen e pranverës dhe ngrohjen e motit ai pret bambu të reja, të cilat i zhvesh nga lëkura dhe me krijon brume me kërcellin e tyre. Prindërit e moshuar të Dengut e ndihmojnë atë për disa punë më të lehta. Ata merren me pastrimin e brumit të bambusë nga papastërtitë. Deng Yizhu kur flet për këtë mjeshtëri thotë se qeveria duhet të ndihmojë ruajtjen e saj me fonde pasi kjo mjeshtëri është trashëgimi e kulturës kombëtare. (Eda Merepeza)