Kina përcakton afatet për teknologjinë 5G
  2016-02-26 10:16:20

Ministria e Industrisë dhe e Informacionit e Kinës ka bërë të ditur se teknologjia 5G pritet të hyjë në përdorim komercial në vitin 2020.

Kina ka filluar kërkimet në teknologjinë 5G në fillim të këtij viti dhe në dy vjetët e ardhshëm ka si qëllim të krijojë frekuenca e standarde të telekomunikimit 5G për testim dhe të kryejë provat për funksionimin e rrjetit.

Kjo është hera e parë që qeveria kineze publikon afate të veçanta kohore për zhvillimin e teknologjisë 5G.

5G do të jetë 10 deri në 20 herë më e shpejtë se teknologjia e tanishme 4G.

Këtë javë, kompanitë gjigante të celularëve si "Huawei" dhe "Ericsson" paraqitën produktet e teknologjisë 5G në Kongresin Botëror të Telefonisë së Lëvizshme në Barcelonë. (Artan Goga)