Facebook-u do t'ju ofrojë përdoruesve më shumë mundësi reagimi
  2016-02-26 10:16:20

Përdoruesit e Facebook-ut do të kenë më shumë mundësi reagimi në lidhje me postimet njerëzve të tjerë.

Drejtorja e Produkteve e Julie Zhou thotë se Facebook-u do të shtojë disa mundësi zgjedhjeje, duke përfshirë atë "haha", "i inatosur," dhe tre të tjera përveç asaj ekzistueses "like".

"Ne po i shtojmë këto mjete reagimi pasi kemi marrë shumë herë kërkesa nga përdoruesit se ata duhan të jenë më origjinalë ndaj postimeve të të tjerëve, më krijues dhe sepse njerëzit ndajnë gjëra nga më të ndryshmet në Facebook."

Facebook-u ka testuar disa alternativa të tjera përveç asaj "like" në disa vende, përfshirë Irlandën, Spanjën dhe Japoninë.

Kompania thotë se butoni 7-vjeçar "like" do të vazhdojë të ekzistojë. Për t'i përdorur mjetet e reja të reagimit duhet ta mbash shtypur butonin për disa sekonda. (Leftion Peristeri)