FMN-ja përshëndet fokusimin e Kinës "nga sasia te cilësia"
  2016-02-24 16:53:17

FMN-ja nuk beson që ekonomia e Kinës do të përballet me një ulje të shpejtë, u shpreh të martën drejtorja menaxhuese Christine Lagarde.

Duke folur në Forumin Global të Grave në Dubai, znj. Lagarde theksoi po ashtu se vendimi i Kinës për kalimin "nga sasia te cilësia" është rruga e duhur.

Numri një i FMN-së e quajti rritjen më të ulët të ekonomisë kineze "të menduar" dhe të shëndetshme, pasi qeveria kineze ka vendosur që Kina të kthehet nga një vend prodhimi në masë në një vend të prodhimit cilësor dhe të përqendrohet nga investimet te konsumi. (Artan Goga)