Wang Yi flet për Detin e Kinës Jugore dhe Gadishullin Korean
  2016-02-24 16:53:21

Liria e lundrimit në Detin e Kinës Jugore nuk ka qenë ndonjëherë problem ndërsa të gjitha vende duhet të bëjnë më shumë për çarmatosjen e rajonit, tha ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi të martën në Uashington gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun amerikan John Kerry.

Duke folur para gazetarëve, Wang shprehu pikpamjet e tij lidhur me çeshtjen e Detit të Kinës Jugore dhe gjendjen në Gadishullin Korean.

Wang nënvizoi se Kina dëshiron të dialogojë ShBA-në mbi çeshtjen e Detit Jugor për të shmangur keqkuptimet.

Duke folur përpara gazetarëve në Uashington, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi i paralajmëroi vendet e tjera që kanë pretendime territoriale në rajon për të mos e përdorur fuqinë e tyre detare për t'i ligjëruar kërkesat e tyre.

"Ne nuk shpresojmë të shohim operacione ushtarake zbulimi apo dislokimin e shkatërruesve të raketave apo bombardues strategjikë në Detin e Kinës Jugore. Kjo është një përgjegjësi e jona brenda angazhimit për mos e militarizuar rajonin," tha Wang.

Ndërkohë duke iu referuar gjendjes në Gadishullin Korean, Wang tha se është shënuar përparim i dukshëm në bisedimet për një rezolutë të OKB-së për Korenë e Veriut, e cila pritet të miratohet këto ditë.

Ministri Wang Yi përfundon vizitën e tij 3 ditore në ShBA, të enjten. (Eda Merepeza)